Fico: Ja si do të vaksinohen të moshuarit mbi 75 vjeç!

39

Shqipëria nisi të hënën procesin e vaksinimit kundër Koronavirusit, falë një sasie të parë prej afro 1 mijë dozash të dhuruara nga një prej vendeve të Bashkimit Europian. Në javën e tretë pritet të mbërrijnë dhe 10 mijë dozat e para të një sasie prej 500 mijë vaksinash të siguruara nga një marrëveshje direkte me kompaninë Pfizer/BioNTech.

Të parët që u vaksinuan ishin një pjesë e personelit shëndetësor të spitaleve ku kurohen të sëmurët e prekur nga Koronavirusi, Por dhe kryeministri Edi Rama i cili shpjegoi se e bënte këtë për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina, siç u shpreh ai, jo vetëm është e sigurt, por është arma asgjësuese kundër virusit.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka shpjeguar në detaje se si do të vaksinohen edhe të moshuarit mbi 75-vjeç.

“Do të ketë specifika që lidhen me ndarjen, por kjo nuk është një vaksinë që duhet të bëhet patjetër në stadium.

Sipas kategorisë, ashtu do adresohet. Nëse kemi 75-vjeçarë, atëherë mjeku i familjes do t’i japë mundësinë që ky person të vaksinohet dhe do të ketë qendra të caktuara në të cilat këta persona, do të bëjnë vaksinën.”