Shkup, 15 qershor – Agjencia kreditore “Fiç” e rriti rejtingun kreditor të vendit nga BB në BB+ që është rritja e parë pas 13 vitesh. Kjo sipas ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, është konfirmimi më i mirë për politikat e drejta që i ndërmerr Qeveria dhe se ekonomia është duke lëvizur në drejtimin e duhur.
“Ky është sukses i madh për vendin tonë dhe mirënjohje e madhe për Ministrinë e Financave. Rejtingu kreditor i një vendi është një prej indikatorëve më të rëndësishëm për investitorët potencial kur i sjellin vendimet e tyre për investim. Ajo që tani na është rritur rejtingu kreditor do të thotë se në mënyrë pozitive do të ndikojë ndaj vendimeve të tyre. Vitin e kaluar për shkak të drejtimit të mirë në të cilin lëvizë vendi fillimisht investitorët ndërkombëtarë financiarë shumë më mirë na vlerësuan para së gjithash përmes shkallës së interesit të cilën e marrim për euroobligacionin, ndërsa më pas përmes prurjeve të euroobligacioneve të cilat lëvizin në tregun ndërkombëtar. E gjithë kjo është edhe një hap në drejtimin pozitiv, pasi edhe agjencia për rejting vendosi ta rrisë rejtingun tonë kreditor”, tha Tevdovski në pres konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Financave, duke theksuar se herën e fundit në vend rejtingu kreditor është rritur në vitin 2006.
Ai theksoi se rritja e rejtingut kreditor do të ketë ndikim pozitiv ndaj investitorëve me ç’rast mund të presim më shumë investime prej anës së tyre, por do të ketë ndikim edhe të rritet eksporti, të hapen vende pune, të rriten pagat, të rritet standardi ekonomik i qytetarëve dhe të ketë rritje më të lartë ekonomike si edhe ulje të shpenzimeve për borxhin e shtetit, pasi, siç tha, në të ardhmen mund të priten kursime në interes.
“Në raport Fiç thekson se janë bërë hapa pozitiv në pikëpamje të integrimeve euroatlantike të vendit dhe jepet mirënjohje për politikën fiskale të vendosur mirë. Në mënyrë të qartë potencohet se reformat të cilat janë bërë në pjesën fiskale i ulin rreziqet në sistemin për financa publike, veçanërisht janë potencuar transparenca buxhetore dhe vendosja e rregullit fiskal për komunat”, tha Tevdovski. Këshilltari i ministrit Tevdovski, Rilind Kabashi, theksoi se Fiç noton edhe se situata e përmirësuar politike dhe progresi në reforma janë bazë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
“Projeksionet për rritjen ekonomike janë shumë të ngjashme me ato të Ministrisë së Financave dhe nënvizohet se baza e rritjes është e gjerë. Krahas konsumit personal solid këtu janë edhe rimëkëmbja e investimeve vendore, komentohet edhe tregu i punës, ulja e papunësisë,… Në pjesën e politikës fiskale Fiç pret deficit buxhetor i cili është thuajse i njëjtë me atë të Ministrisë së Financave për këtë dhe për vitin e ardhshëm. Projeksionet për borxhin shtetëror janë në linjë gjë që tregon se Ministria e Financave dhe Qeveria e bazojnë politikën e tyre në projeksione realiste”, tha Kabashi.
Shtoi se Fiç noton se rejtingu mbështetet nga historiku i politikës makroekonomike dhe financiare koherente dhe se kemi indikatorë më të mirë të qeverisjes dhe zhvillim njerëzor, kushte më të mira për udhëheqjen e biznesit nga grupi krahasues i vendeve të ngjashme. Tevdovski i pyetur nëse pret që ta përfshijë “fshesa”, ai tha se tërësisht u është përkushtuar reformave dhe se detyrë e tij është t’i çojë punët përpara.