Agjencia “Fiç”, kumtoi se e konfirmon rejtingun kreditues të Maqedonisë, me gjasa serioze, informojnë nga Ministria e Financave.
“Në konfirmimin e rejtingut ka ndikuar historiati i politikës makroekonomike dhe financiare koherente, i cili e mbështet kursin devizor fiks afatgjatë. Gjasa pozitive e reflekton stabilizimin e rrethimit politik, që ka rezultuar me përparim thelbësor drejt anëtarësimit në BE dhe besimi i rritur ekonomik”, thonë nga Ministria e Financave.
Në raportin “Fiç” e shënon përparimin e madh në zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë, përkatësisht miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni dhe miratimin e pritur të marrëveshjes nga ana e Greqisë. Sipas “Fiç”, kjo do ta asfaltojë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe do ta mbështesë fillimin e negociatave formale për anëtarësim në BE. Megjithatë, vërehet se tërë procesi e thekson edhe përmirësimin e ambientit politik në Maqedoni, përkatësisht se procesi është realizuar pa efekt negativ mbi stabilitetin politik dhe me mbështetje të gjerë nga bashkësia ndërkombëtare.
“Fiç” konstaton se stabiliteti i përmirësuar politik ka ndikuar në ripërtëritjen e aktivitetit ekonomik dhe se rritja e BPV-së u përshpejtua për 2,3 për qind në vitin 2018 në 3,2 për qind në vitin 2019 dhe në 3,6 për qind në vitin 2020. Sipas “Fiç”, deficiti është zvogëluar prej 2,7 për qind të BPV-së në vitin 2017 në 1,8 për qind në vitin 2018 si rezultat i të ardhurave më të larta tatimore për shkak të përforcimit të ekonomisë dhe pagesës së përmirësuar të të ardhurave, si dhe në dështimet te të ardhurat e kapitalit për shkak të rivlerësimit të projekteve dhe zgjatjen e procesit të furnizimeve.
“Fiç” pret që përmirësimi i shpenzimeve kapitale do të rezultojë me deficit prej 2,7 për qind të BPV-së në vitin 2019, ndërsa rritja më e lartë dhe reformat fiskale do ta zvogëlojnë deficitin në 2,5 për qind të BPV-së në vitin 2020. Potencohet se implementohen përmirësime në menaxhimin me financat publike përmes programit të miratuar me BE-në. Shënohet se borxhi shtetëror prej 40,8 për qind të BPV-së në fund të vitit 2018 sipas vlerësimeve zyrtare është nën mesataren e grupit të vendeve tjera të ngjashme prej 47 për qind, derisa borxhi i garantuar arrin 8 për qind e BPV-së.
“Fiç” vlerëson se rreziqet për stabilitetin politik ende janë të larta nga grupi i vendeve tjera të ngjashme si rezultat i krizës politike mes viteve 2014-2017 dhe shpreson se mbi përmirësimin e rejtingut mund të ndikojnë përmirësimi i standardeve të qeverisjes dhe zvogëlimi i mëtutjeshëm i rrezikut politik, si dhe implementimi i konsolidimit afatmesëm fiskal në përputhje me stabilizimin e pjesëmarrjes së borxhit publik në BPV. Ndaj keqësimit të rejtingut kreditues sërish mund të ndikojnë lëvizja politike negative të cilat mund të ndikojnë mbi standardet e qeverisjes dhe ekonomisë, mosdisiplina fiskale ose obligimet potenciale, si dhe zgjerimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse.