Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka zyrtarizuar kalendarit e Botërorit të Vitit 2018. Pas një mungese 10-vjeçare, për shkak të problemeve financiare, rikthehet Çmimi i Madh i Francës, që do të zhvillohet më 24 Qershor në pistën Paul Ricard, e njohur ndryshe Le Castellet. Gara e parë e vitit, sikurse ka ndodhur në vitet e fundit, do të jetë ajo e Melbournit në Australi, më 25 Mars, ndërsa e fundit në Abui Dhabi, më 25 Nëntor. Janë 21 gara në total, një më shumë se sezoni që u mbyll. Do të mungojë Çmimi i Madh i Malajzisë, ndërsa kombinojnë datat Çmimi i Madh i Kinës me të Bahreinit. Rikthehet edhe Çmimi i Madh i Gjermanisë, i programuar për t’u zhvilluar më 22 korrik në Hockenheim.
21 garat e 2018-ës
25 Mars – Australi (Melburn)
8 Prill – Bahrejn (Bahrain)
15 Prill – Kinë (Shangai)
29 Prill – Azerbajxhan (Baku)
13 Maj – Spanjë (Barcelona)
27 Maj – Monako (Monte Karlo)
10 Qershor – Kanada (Montreal)
24 Qershor – Francë (Le Kastellet)
1 Korrik – Austri (Spielberg)
8 Korrik – Britani e Madhe (Silverston)
22 Korrik – Gjermani (Hokenhaim)
29 Korrik – Hungari (Budapest)
26 Gusht – Belgjikë (Spa-Francorçamps)
2 Shtator – Itali (Monza)
16 Shtator – Singapor (Singapor)
30 Shtator – Rusi (Soçi)
7 Tetor – Japoni (Suzuka)
21 Tetor – SHBA (Austin)
28 Tetor – Meksikë (Qyteti e Meksikës)
11 Nëntor – Brazil (San Paulo)
25 Nëntor – Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dabi)