Shkup, 11 gusht – Përfaqësues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë kryer procesin e pranim-dorëzimit me Komunën e Prilepit, pas përfundimit të plotë të punëve infrastrukturore në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep, të kryera nga FFM, njoftojnë nga shtëpia e futbollit, përcjellë gazeta Koha.mk.
Sipas marrëveshjes, tani stadiumi kalon në tërësi në kompetencë të Komunës së Prilepit. “Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut me mjete të programit “Hat-Trick” të UEFA-së ka financuar vendosjen e komplet terrenit të ri bashkë me nënshtresën dhe me sistem modern për kullim e ujitje, si dhe sistem komplet të ri për ndriçim që tashmë mundëson zhvillim të ndeshjeve nën dritat e prozhektorëve. Funksionaliteti i prozhektorëve u testua nga ana e investitorëve dhe mbikëqyrësit të punëve, ndërsa vlerësimi është se plotësohen kushtet për zhvillimin e ndeshjeve në termin të natës. Në marrëveshjen me komunën e Prilepit, komuna duhet të ndërtojë trafo-stacion të veçantë për shfrytëzimin e sistemit të ri për ndriçim në stadiumin “Goce Dellçev”, ndërsa dashamirët e futbollit shpresojnë se për afat sa më të shkurtër kohor vetëqeverisja lokale të kryejë pjesën e saj të punës në lidhje me tribunat dhe hapësirat nën tribuna, për të fituar stadiumi më në fund pamjen e tij të vërtetë”, thuhet në faqen zyrtare të FFM-së.