FFM siguroi 15.000 topa të futbollit për të gjitha klubet

57

Federata e Futbollit të Maqedonisë do të dhurojë dhe tashmë ka nisur shpërndarja e 15.00 topave të futbollit (me shënim: FIFA QUALITY PRO “IMS – International Match Standard”), për klubet nga të gjitha kategoritë e futbollit në kuadër të FFM-së (Liga e parë, Liga e Dytë, Ligat e treta, kategoritë e reja dhe Liga e Femrave).

Dy mijë topa të futbollit do të shpërndahen për klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë, 11.700 do të dhurohen për klubet e Ligave të treta, ligat e organizuara nga Lidhjet Komunale të Futbollit, kategoritë e reja dhe Liga e fëmijëve, përderisa 1300 topa të futbollit do të përfitojnë klubet të cilat garojnë në Ligën e femrave.

Blerjen e topave në numër më të madh deri më tani me të gjitha standartet e FIFA-s dhe të prodhuara me dizajn për FFM-në, Këshilli Drejtues i federatës e njoftoi në fund të vitit të kaluar, ndërsa nga java e ardhshme, klubet mund ti shfrytëzojnë për stërvitje dhe ndeshje.

Me këtë veprim të ri të destinuar për klubet e futbollit në vend, Federata e Futbollit të Maqedonisë edhe njëherë e konfirmon rëndësinë për mbështetje të të gjitha klubeve në të gjitha kategoritë që organizohen nga ana e FFM-së.