FFM shtyn javën e 22 dhe ndryshon kalendarin

Shkup, 26 shkurt – Të mërkurën ishte paraparë të zhvillohet java e 22 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, mirëpo gjatë ditës së djeshme Komisioni i Garave ka vendosur që të njëjtën ta shtyjë për vikendin e ardhshëm, pra më 3 dhe 4 mars. Arsyeja që Komisioni i Garave u detyra ta bëjë këtë, kanë qenë të reshurat e mëdha të borës që e kapluan vendin tonë.

E gjithë kjo ishte e qartë se do të ndodh pasi xhiroja e 21, e cila në program ishte të dielën dhe nuk u kompletua, u zhvillua në kushte jashtëzakonisht të rënda. Derisa, edhe përkundër kësaj, në dyshim është edhe java e 22, duke marr parasysh se të reshurat e bora vazhdon të bie në vendin tonë. Andaj varësisht kushteve klimatike, gjatë ditëve në vazhdim do të inspektohen fushat edhe tek skuadrat e Ligës së dytë, të cilët sezonin pranveror e fillojnë të shtunën.

Në anën tjetër nga Komisioni i Garave njoftuan se së shpejti do të përcaktohen terminët ndeshjet e anuluara ndërmjet Sileksit dhe Pelisterit, ndërsa skuadra nga Kratova ndeshjen e anuluar të javës së 19-të kundër Skopjes, është planifikuar ta zhvillojnë më 7 mars. Ndërkohë, përveç kësaj, Për shkak të ndeshjeve të përfaqësuese së Maqedonisë U21 dhe në kërkesë të seleksionuesit Blagoja Milevski, java e 24 e Ligës së Parë të Maqedonisë, në vend të dielës, do të zhvillohet gjatë ditës së shtunë, më 17 mars.

Xhiro e 22 – 04 mars (e diel)
Xhiro e 19 – (Sileks – Skopje), 07 mars (e mërkurë)
Xhiro e 23 – 11 mars (e diel)
Xhiro e 24 – 17 mars (shtunë)
Xhiro e 25 – 29 mars (e enjte)
Xhiro e 26 – 01 prill (e diel)
Xhiro e 21 – (Sileksi – Pelisteri), 04.prill (e mërkurë)
Xhiro e 27 – 08 prill (e diel)
Xhiro e 28 – 15 prill (e diel)
Xhiro e 29 – 18 prill (e mërkurë)
Xhiro e 30 – 22 prill (e diel)
Xhiro e 31 – 25 prill (e mërkurë)
Xhiro e 32 – 29 prill (e diel)
Xhiro e 33 – 02 maj (e mërkurë)
Xhiro e 34 – 06 maj (e diel)
Xhiro e 35 – 13 maj (e diel)
Xhiro e 36 – 20 maj (e diel)