UEFA do të zhvillojë zgjedhjet për kreun e saj më 9 Shkurt të vitit 2019 në Romë, ndërsa deri më sot është konfirmuar vetëm një kandidat zyrtar e ai është slloveni Aleksandar Ceferin. Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kreut aktual të UEFA-s, Aleksander Ceferin për një mandat të dytë, FFM-ja ka shprehur mbështetjen ndaj sllovenit. “Besojmë se Aleksandar Ceferin, së bashku me tërë familjen e UEFA-së, do të vazhdojë të kontribuojë për zhvillimin e futbollit në rajonin tonë.”, thuhet në letrën drejtuar kreut të UEFA-s. Sipas rregullave të UEFA-s, çdo person që ka ambicie për të kandiduar duhet të propozohet nga të paktën 3 shtete anëtare, por ai tani më ka gjetur mbështetjen edhe nga Sllovenia, Shqipëria, Italia. Irlanda, Norvegjia si përfaqësuese e gjashtë federatave nordike dhe skandinave. Afati për dorëzimin e kandidaturave për president të UEFA-së, skadon më 7 nëntor të këtij viti. Aleksander Ceferin, tashmë 51 vjeç, ka drejtuar Federatën Sllovene të Futbollit në periudhën 2011-2016, ndërsa në Shtator të 2016-ës u bë president i UEFA-s, ku pasoi francezin Michel Platini. Ai ishte dy herë në Shkup në ndeshjen e Superkupës së Evropës, si dhe në gjatë lëshimit në përdorim të objekteve akomoduese për nevojat e FFM-së.