Shkup, 22 mars – Falë fondeve që ndau FFM, stadiumi i qytetit në Kërçovë do të ketë zhveshtore të reja dhe hapësira të tjera nevojshme, të mjaftueshme për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Derisa, e gjithë kjo do të përfundojë deri në fund të muajit marsit. “Me rreth 30 mijë euro, fonde që Federata Futbollistike e Maqedonisë i dedikoi për këtë mbërthim, stadiumin e qytetit në Kërçovë do të ketë zhveshtore të reja, si dhe hapësira për referë, delegat, dhoma për doping kontroll, sallë për pres-konferencë, hapësirë për VAR sistem dhe ekonomi. Ky komoditet do të mundësojë që stadiumi jetë nikoqirë i ndeshjeve zyrtare të Maqedonisë U-17 dhe U19. Këto fonde janë nga programi i FFM-së për përmirësimin e infrastrukturës së terreneve dhe stadiumeve të futbollit në gjithë vendin”, ka informuar Marjan Ristevski nga LFK e Kërçovës.