Zllatko Andonovski, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ka kërkuar sonte nga gazetarët shqiptar nga Tirana të heqin flamurin kombëtar nga vendi i gazetarëve në stadiumin e Strumicës. Megjithëse Andonovski ka kërkuar heqjen e flamurit, duke u arsyetuar në siguri, gazetari shqiptar nuk e ka miratuar kërkesën e tillë. Kështu që, flamuri vazhdon të qëndroj para gazetarëve shqiptarë. (koha.mk)