Shkup, 20 maj – Federata e Futbollit të Maqedonisë me fondacion të UEFA-së për fëmijët, ka inauguruar fushën e futbollit në kuadër të SOS Fshatit të Fëmijëve, informon “Sportmania”, përcjellë gazeta KOHA.
FFM ka bërë rikonstruimin e terrenit artificial me fonde nga UEFA, ndërsa sot është bërë hapja solemne e së njëjtës, në të cilën morën pjesë presidenti i Shtëpisë së Futbollit të vendit tonë, Muamed Sejdini së bashku me sekretarin Filip Popovski dhe Zorica Serafimovska nga SOS Fshati i Fëmijëve.
Qëllimi i projektit të përbashkët është ngritja e frymës sportive tek 40 fëmijët dhe të rinj që janë pa kujdes të prindërve dhe të ngritët mentaliteti i tyre përmes prizmit të punës ekipore, bashkëpunimit dhe motivimit për arritje të rezultateve.