E ardhmja e Albert Bunjakut në Përfaqësuesen e Kosovës nuk është aspak e sigurt. Kështu ka bërë të ditur Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, përmes një njoftimi për shtyp, përcjellë “GazetaOlle.com”. KE i ka konsideruar rezultatet e Kosovës si negative. Për një gjë të tillë, Komiteti Ekzekutiv do të marrë hapat e radhës gjatë ditëve në vijim.
“Komiteti Ekzekutiv(KE) i FFK-së, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Fadil Vokrrit president, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE shqyrtoi dhe analizoi ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës si dhe rezultatet e arritura dhe pas shumë diskutimeve konstatoi se me gjithë angazhimin dhe pengesave të natyrave të ndryshme të ekipit përfaqësues, nuk është i kënaqur me rezultate e arritura, ndaj në ditët në vijim KE do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të dalë nga kjo gjendje me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje”, thuhet në njoftimin e FFK-së.