Liridon Leci është pezulluar nga FFK pa të drejtë lojë deri në kompletimin e lëndës. Mbrojtësi ishte arrestuar nga policia dhe ishte mbajtur në mbajtje për 48 orë. lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ mga Prishtina me numër të librezës sportive 3984 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (për manifestim të sjelljeve josportive) dhe reagime të pamatura dhe të palejuara, për çka edhe tejkalon kompetencat e lojtarit në raport me Policinë e Kosovës në ndeshjen e javës së XXVIII-të të VALA SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë me datë 30.04.2017 (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – provave për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen raportet shtesë nga zyrtaret e ndeshjes dhe personi për siguri nga klubi i futbollit “Besa“ nga Peja, z. Naim Xhikolli lidhur me rastin. Afati datë 05.05.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31 paragrafi 1)