Ish-prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Fatime Fetai, ka dërguar një email se tërhiqet nga gara për kryetare të Prokurorisë së Lartë të Shkupit.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, ka konfirmuar për “Fokus”, se kanë marrë një email me të cilin informohen për tërheqjen e kandidaturës për prokuror të lartë.
Megjithatë, ai theksoi se do të duhet të flasë me prokuroren për të konfirmuar besueshmërinë e informacionit, pra për të vërtetuar me siguri se ajo e ka dërguar njoftimin.
Ndryshe, zgjedhjet për kreun e Prokurorisë së lartë janë shtyrë për më 21 nëntor. Ndërkohë në garë për kreun e Prokurorisë mbeten kryetari aktual Mustafa Hajrulahi dhe prokurori i lartë Burim Rrustemi.