Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai para fillimit të seancës së sotme për lëndën “Titanik3”, tha se nuk dëshiron të përzihet në hetimin për rastin “Zhvatja”.
“Procedurën për ‘Zhvatjen’ e udhëheq prokurori tjetër e cila është kompetence dhe nuk dëshiroj të përzihem”, ka thënë Fetai.
Ajo ka shtuar se prokurorët e PSP-së po e vazhdojnë punën e tyre.
“Ja sot jemi në gjykim për rastin ‘Titanik 3’”, tha shkurt prokurorja Fetai para fillimit të seancës.