Shkup, 19 gusht – Prokurorja e speciales Fatime Fetai nuk tregon nëse distancohet nga shefja e saj Katica Janeva. Kjo e fundit, duke u thirrur në autonominë e PPS-së, e refuzoi si të pabazë kërkesën e avokatit Elenko Millanov, që Fetai dhe prokurori tjetër Gavrill Bubeski të përjashtohen si përfaqësues të lëndës “Titanik 3”.
Kërkesën e tij për largimin e dy prokurorëve nga “Titanik3-shi” avokati Elenko Millanov e bazoi në atë se brenda PPS-së kohëve të fundit ka mosmarrëveshje.
Refuzimi i kërkesës së Elenkos nga ana e Janevës, siç tha edhe vetë gjykatësja Marija Kletniçka, tani nuk përbën nuk përbën pengesë për vazhdimin e procedurave. GJykatësja gjithashtu theksoi se kërkesa për përjashtimin e Janevës nuk korrespondon me dispozitat ligjore, megjithatë shtoi të njëjtën do t’ia dorëzojnë organeve kompetente.
Lënda “Titanik 3” vazhdon me fazën e dëshmive. Kjo lëndë është para fjalëve përfundimtare dhe aktgjykimit.
Trupi gjykues refuzoi kërkesën e avokatit të të akuzuarit Ismet Guri që një ekspert i jashtëm të bëj ekspertizë nëse nënshkrimet e procesverbalit, mbledhja dhe vërtetimi i rezultateve të votimit të 2013-tës në Çair janë të falsifikuara.
Pas këtij refuzimi, u propozua marrje në pyetje e të akuzuarve Ejup Alimi dhe Ismet Guri në seancën e rradhës që do të mbahet më 26 gusht.
Përndryshe deputeti i BDI-së, Ejup ALimi dhe zëvendësdrejtori i DAP në Shkup, Ismet Guri akuzohen se kanë dëmtuar materiali zgjedhor duke ndikuar kështu mbi rezultatet në vitin 2013 në zgjedhjet lokale në Çair.