Shkup, 17 shtator – Prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski edhe më tej do ti përfaqësojnë të akuzuarit në rastin “Monstra”, kështu ka vendosur prokurori i përgjithshëm Lubomir Jovevski. Këtë informacion për mediat e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore, informon KOHA.
Ky vendim pritej nga Prokuroria Publike, pasi që bëhet fjalë për rast specifik, me një numër të madh të “bombave”, të cilat tanimë i kanë dëgjuar prokurorët, ndërsa ka edhe dëshmitarë. Vendimi i Jovevskit pritet që nesër të bëhet zyrtare, për kur në Gjykatën Penale është caktuar gjykim për këtë rast.
Përndryshe, rasti “Mnstra”, kalojë në duart e Prokurorisë Speciale, kur Gjykata e Lartë i shfuqizojë aktgjykimet e shkallës së parë dhe dytë. (koha.mk)