Një video e xhiruar me futbollistët e Skënderbeut pas triumfit të korçarëve kundër Partizanit i ka kushtuar shtrenjtë 3 gazetareve të sportit të “RTSH”.
Pejane Elezi, Trevisa Tufa dhe Sabina Mete janë përjashtuar nga ekrani pasi kanë festuar me skuadrën korçare triumfin kundër kryeqytetasve.
“RTSH” e ka cilësuar si jo profesioniste sjelljen që gazetaret kanë bërë në përfundim të sfidës së javës së dytë së Kategorisë Superiore duke marrë vendim ekstrem për pezullimin e tyre. Nuk dihet nëse vajzat në fjalë janë tifozë të Skënderbeut, por sjella e tyre ka rënë ndesh me parimet që ato duhet të ndjekin.