Si ta festosh fitoren ndaj Kosovës, që i ka siguruar ekipit kualifikimin në Kupën e Botës? Duke luajtur një ndeshje shahu lakuriq dhe duke e postuar këtë moment në “Instagram”. Emil Hallfredson, mesfushori i Islandës, ka befasuar të gjithë duke u shfaqur si nëna e ka bërë në rrjetet sociale, pak orë pas arritjes historike të kombëtares së tij. Lojtari i Udineses, që në të kaluarën është dalluar për kthjelltësinë dhe seriozitetin e tij, brenda dhe jashtë fushës, këtë herë i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Në profilin e tij në “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shfaqet lakuriq, teksa luan shah me një shok të veshur. Nuk dihet akoma arsyeja që ka shtyrë Hallfredson që ta bëjë një gjë të tillë, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ky gjest të ketë lidhje me një bast. Gjithsesi, shokët e tij tek Udinese nuk e kanë humbur rastin për ta tallur. Perica e ka përkufizuar mesfushorin “Playboy”, Vidmer e ka pyetur “Çfarë do të tregosh”. Edhe Jankto i është bashkuar grupit friulian, duke shkruar “Më intereson edhe mua”.