Delvina KËRLUKU
Shkup, 9 nëntor – Festivali “Ylberi”, sonte mbylli edicionin e 19 për fëmijë. Në këtë festival u prezantuan nëntëmbëdhjetë këngë nga fëmijë të moshës deri në 13 vjeç. Fëmijët pjesmarrës ishin nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, nga Kosova, respektivisht Prishtina dhe Ferizaji, ndërsa Shqipërinë përfaqësuan dy vogëlushë nga Shkodra dhe një nga Elbasani. Festivali kishte karakter garues, ku edhe konkurruan 19 këngë. Fitues i çmimit të madh ishte kënga “Fotografia romantike”, e kënduar nga këngëtarja Lina Berisha nga Shkupi, me autor të muzikës Adem Ymeri, orkestrimi Artan Kastrati dhe autor i tekstit Fatmir Fejzullahu.
Çmimin e jurisë e fituan dy këngë “Melodia e gjumit”, nga këngëtari shkodran Arseld Muça, me orkestrim dhe muzikë Roland Guli dhe tekstin Meri Guli. Çmimin e dytë të jurisë e mori kënga “Na ishte dikur” kënduar nga Amela Neziri me orkestrim, muzikë dhe tekst të autorit Naim Krasniqi. U ndanë tre çmime të dyta, kënga “Fluturon a s’fluturon” nga motrat strugane Rida dhe Aida Ahmeti, Çmimin e dytë tjetër e fitoi kënga “Treshi përsheshi”, nga treshja e Shkupit, Lisi, Doruntina dhe Ylli, Çmimin e dytë e fitoi edhe kënga “Mos e dëmto natyrën”, kënduar nga Eda Kaliqi dhe Anida Cana.
Çmimin e tretë e fituan katër këngë, “Trojet tona” e vogëlushes nga Ferizaj, Bulëza Gajtani, një këngë e përgaditur nga Shaban Ratkoceri, pastaj kënga “Ballo me maska”, nga Dea Beluli nga qyteti i Strugës dhe “Kënga me dy zemra”, kënduar nga Serxho Denjelli nga Fushë Kruja. Me çmim të tretë u nderua edhe kënga “Dua t’bëhem këngëtare”, nga Hana Asllanaj. Çmimin special e mori vajza me zërin e ëmbël, Lina Dullovi me këngën “Shtatori” me orkestrim të maestros Edmond Zhulali, tekstshkrues Alfred Çapaliku dhe muzikë të Adem Ymeri. Me çmim special u nderuan edhe këngët “Dua të këndoj”, nga Drenusha Amidi nga Kumanova, “O zog sa të dua”, nga Sevina Kurti, “Pesqe për nënën”, kënduar nga Yllka Ramuka. Çmimin e publikut e fitoi kënga “Ajo si ora e muzikës” nga Dion Rashiti me orkestrim dhe muzikë Berkan Ahmeti dhe tekstshkrues Avni Qahili. Çmimi për orkestrim më të mirë i takoi “Ditëlindjen kam”, me orkestrim të Artan Kastratit, kënduar nga Jona Ademi. Teksti më i mirë i shkoi këngës “Treshi përsheshi”, nga tekstshkruesi Avni Qahili. Çmimi tjetër për tekstin më të mirë i shkoi këngës “Pesqe për nënën”, me tekstshkrues Idriz Ramadani.
Çmimin Interpretim më të mirë e fitoi këngëtarja Melisa Qahili me këngën “Ah kjo muzikë”. Poashtu për interpretim më të mirë u vlerësua edhe Samanta Qoshku nga Elbasani me këngën “Për ty vendi im”, kjo këngë fitoi edhe çmimin “Ylberi 2018”, Ky çmim ju nda edhe këngës “Fitojmë”, nga Lorik Gushi me tekst dhe muzikë të Artan Kastrati dhe tekstshkruese Dijana Toska. Në këtë festival u përshëndetën edhe këngëtaret Hana Palloshi, Diana Tahiri, Mira Bojkova nga Bullgaria, Tamara Bozhinovska nga Maqedonia dhe këngëtarja Tajla nga Turqia. Korrin e fëmijëve e drejtoi P.Arsllani. Juria e këtij festivali ishte e përbërë nga mjeshtri i madh Kujtim Alija nga Shkodra, P.Arsllanaj, P.Ziba, M.Imeri dhe T.Stojner nga Bullgaria. Këtë festival e ndihmoi finnciarisht edheTelekomi, Qyteti i Shkupit, Tv21, gazeta Koha dhe Lajm, etj.