Festivali ndërkombëtar i muzikës klasike kamertale “SKUPI KamerFest”, i cili në edicionin e katërt me radhë bëri që në hapësirat e qytetit tashmë të zë vend të veçantë në traditën e promovimeve artistike dhe paraqitjen e melodisë së muzikës klasike nga artistë të vendit e më gjerë
Arbër KADRIU
Shkup, 15 tetor – Çarshia e vjetër i si zemër e kulturës së Shkupit është pasqyrë shumëkombëshe që vazhdimisht ka bashkuar dhe promovuar bukurit e ndryshme të artit, duke na lënë mënjanë monotoninë rraskapitëse të dinamikës së përditshmërisë sonë. Festivali ndërkombëtar i muzikës klasike kamertale “Shkupi Kamer Fest”, i cili në edicionin e katërt me radhë bëri që në hapësirat e qytetit tashmë të zë vend të veçantë në traditën e promovimeve artistike dhe paraqitjen e melodisë së muzikës klasike nga artistë të vendit e më gjerë. Festivali ndërkombëtar i muzikës klasike kamertale “Skupi KamerFest” është organizuar nga organizata joqeveritare “Muza”, që për qëllim ka ngritjen dhe afirmimin e muzikës kamertale klasike.
Koordinatori njëherë edhe udhëheqës i festivalit të muzikës klasike kamertale ”Skupi KamerFest”, Lek Grubi, për gazetën KOHA tregon mbi rëndësinë dhe vlerën e festivalit, si dhe mbarëvajtjen e saj në edicionin e katërt me radhë të realizuar në Shkup. “Në këtë eveniment morën pjesë formacione të vogla nga artistë duke filluar nga duo, trio, kuartet deri në orkestra me numër më të vogël instrumentesh. Dua të theksoj, se festivali ‘Skupi Kamerfest’ ka prejardhje nga festivali prestigjioz Kosova Kamerfest që mbahet më shumë se 20 vite, ku themelues të Kosova Kamerfest janë dy artistët tonë të njohur Sihana Badivuku dhe Blerim Grubi. Këtë vit për fat të mirë kemi pasur mundësi që të mbajmë të gjitha koncertet e parashikuara me projekt. Fati deshi që s’kemi pasur ndalesë për të mbajtur koncerte, përveç ndalesave nga institucionet për shëndetësi sa i takon situatës pandemike, që do të thotë kemi pasur mundësi të mbushim sallën me 30 për qind, dhe më kryesorja është se nuk na ka ndodhur që asnjë artist të anuloj koncertin për shkak të ndonjë infektimi. Kemi organizuar 6 koncerte me tema interesante të ndryshme”, deklaron Grubi.
Ai mes tjerash thotë edhe përskaj të situatës me pandeminë, interesimi për të marrë pjesë në festival ka qenë për tu përshëndetur. “Edhe pse në kushte pandemike, këtë vit kishte interesim jashtëzakonisht për gjitha 6 mbrëmjet e mbajtura , publiku këtë herë kishte mundësi që të përcjell koncertet nga dy salla ajo e Filarmonisë dhe Galeria nacionale Hamami ‘Daut Pasha’. Gjatë këtyre koncerteve publiku kishte mundësi të ndjek interpretime të ndryshme nga 18 artistë pjesëmarrës,të cilët treguan mjeshtri të madhe dhe po ashtu interpretime mahnitëse, sa i përket programit laraman”, shprehet ai.
Koordinatori i festivalit “KamerFest” informon se gjatë këtij edicioni ka pasur mbështetje edhe nga institucionet publike dhe ambasadat e huaja në vend të cilët kanë përkrahur këtë projekt kulturor në realizimin e saj. “Për të mbajtur një projekt kulturorë normal që duhet pasur mbështetje nga institucionet shtetërore, ku këtë vit në edicionin e katërt për herë të parë u subvencionua nga Ministria e Kulturës dhe nga Qyteti i Shkupit dhe si përkrahës permanent është Komuna e Çairit. Dua te potencoj se përkrahës dhe mbështetës këto katër vite kanë treguar dy ambasadat ajo Franceze dhe Austriake i shprehi një falënderim publik për përkrahjen e festivalit tonë SkupiKamerfest”, shton Grubi. Festivali ndërkombëtar i muzikës klasike kamertale “SKUPI KamerFest” u mbajt në Shkup disa ditë me radhë duke filluar nga 5 shtatori e deri në fillim të tetorit, nga ku ky edicion të katërt me radhë mblodhi edhe shumë pjesëmarrës apo figura të njohura të muzikës klasike e botërore nga vendi dhe më gjerë sikurse Altin Tafilaj instrumentist me violë nga Shqipëria, Nita Grubi pianiste nga Shkupi, Sihana Badivuku violinë, Blerim Grubi violë, pianistë Bertrand Giraud dhe Elena Atanasovska. (koha.mk)