Festivali ndërkombëtar për filma të xhiruar me celular “Mobile Festival” fton të gjithë studentët e interesuar në universitetet e filmit në vend, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, amatorët dhe entuziastët e filmit që të aplikojnë në garën më të madhe në botë për realizimin e filmave të shkurtër drejtpërdrejtë me temë “Të menduarit ekologjik”.
“Konkursi do të hapet në Hungari, në Universitetin Peç, Seksard. Pjesëmarrësit kanë vetëm një ditë, 24 orë, për të xhiruar filmin e tyre 60 sekonda. Qëllimi është të rrisim ndërgjegjësimin për ndryshimet që të gjithë duhet të bëjmë çdo ditë në zakonet tona të konsumit. Aplikimi mund të bëhet deri në fillim të konkursit në faqen zyrtare të programit, njoftojnë nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit
Fillimi i konkursit të filmave fillon të shtunën, më 14 maj 2022.
“Xhirimi paraprak i filmit është i ndaluar. Në rast se ka një dialog në film, ai duhet të nëntitrohet në gjuhën angleze. Filmat duhet të ngarkohen në Jutjub. Të gjitha informacionet e dhëna në kohën e regjistrimit, plus linkun në Jutjub, do të duhet të dërgohen me email në [email protected] zyrtare. Më të mirët do të marrin një çmim në para prej 5,000 dollarësh, si dhe çmime shtesë jo-monetare, thuhet në kumtesën.
Konkursi online është i hapur për të gjithë të interesuarit, pa pjesëmarrje, pa kufizime moshe dhe teknike. Filmat mund të bëhen me një aparat fotografik digjital, celular ose çdo pajisje tjetër regjistrimi. Të gjitha programet e duhura mund të përdoren gjatë postproduksionit.
Afati i fundit për paraqitjen e filmave është e diel, 15 maj 2022 dhe filmat do të vlerësohen nga një juri profesionale. Vesna Ristovska nga “Mobile Festival” nga Maqedonia do të jetë pjesë e jurisë ndërkombëtare. Organizatorë të këtij konkursi janë Universiteti në Péç, Fakulteti i Shkencave Kulturore, Edukimit dhe Zhvillimit Rajonal (Seksard, Hungari), HATV (SHBA, Nju Jork) dhe Pixeltv.hu (Hungari).