Shkup, 27 prill – Ndërmarrja publike Higjiena Komunale organizon Festivalin e PESTË të luleve në qytetin e Shkupit, Jubileu i parë i yni dhe i Juaji me moton: “Në ngjyrat e ylberit”!
“Ju ftojmë që të vini dhe të përjetoni ditë të paharruara të festivalit së bashku me të gjithë dashamirët e lules, natyrës dhe gjelbërimit. Pyesni, informohuni, kërkoni këshilla profesionale ose thjeshtë kënaquni”, thuhet mes tjerash në komunikatë, njofton Koha.
Bashkëngjitni gëzimit, haresë dhe lojës së fëmijëve dhe nxënësve që vijnë nga më shumë shkolla dhe kopshte të fëmijëve nga qyteti i Shkupit. Ekspozues do të jenë shitore të njohura të luleve dhe firma me renome për rregullimin hortikulturorë dhe të peizazhit, organizata joqeveritare që veprojnë në fushën e ekologjisë dhe mjedisit jetësorë si dhe qendrat për zhvillimin e fëmijëve.
Përcillni DEFILIMIN E LULES të shtunën më datën 12 maj në ora 11.00 që do të fillojë nga shatërvani “Lulja e zambakut të ujit” nëpër Parkun e qytetit, dhe më pas kënaquni me përmbajtjet e llojllojshme që do tua ofrojmë.
Shihemi në Parkun e qytetit, pjesa e dytë e parkut më 12 dhe 13 maj!