Shkup, 8 gusht – Në Çarshinë e vjetër të Shkupit më 6 tetor të këtij viti do të mbahet festivali i parë i artit ndriçues. Për atë qëllim Qendra e Kongresit “Aleksandri Madh” (Salla universale) Shkup u bën thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë në thirrjen e hapur publike e cila do të zgjasë deri në datën 20 të këtij muaji.
Në festival mund të marrin pjesë autorë nga vendi dhe vendet e huaja, të cilët krijojnë në sferën e artit ndriçues, instalimet ndriçuese, video art teknologjinë si dhe artistë/autorë të cilët e shfrytëzojnë dritën si mënyrë e shprehjes vizuale dhe artistike.
Të interesuarit mund të aplikojnë për përkrahje produktive-financiare të tërësishme ose të pjesshme, indivuduale ose në partneritet me institucione kombëtare, publike, private ose të pavarura nga fusha e kulturës, shkencës ose teknologjisë.
Në aplikim kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: titull, përshkrim detajor, skica, koncept të propozim-projektit, projekt disenj, program me propozim financiar konstruktiv, fotografi ose video të veprave përderisa janë ekspozuar paraprakisht, pajisje e nevojshme për realizimin e veprës, portfolio profesionale dhe biografi e shkurtër.
Për marrjen e përkrahjes financiare, përveç aplikimit, personat e interesuar fizik dhe juridik duhet të aplikojnë me koncept inventiv artistik-ndriçues, si dhe të kenë së paku tre projekte të realizuara nga fusha e artit ndriçues ose industritë kreative.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i paraqesin veprat ose konceptet e tyre në emailin zyrtar të festivalit [email protected], në zarf të adresuar nëpërmjet postës deri te Qendra e Kongresit “Aleksandri i Madh” në adresën, bulevardi “Aradhat partizane” 45 ose personalisht në arkivin e Qendrës së kongresit “Aleksandri i Madh”.