Jonida Maliqi, Eliza Hoxha, Bojken Lako, Elton Deda, Vikena Kamenica e Soni Malaj konkurojnë për çmimin e parë
Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptarë duket se premton edhe këtë vit surpriza. Pas edicionit të vitit të kaluar, ku në festival pati më shumë se dy emra pretendentë, duket se edhe këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë. Emra të tillë si Eliza Hoxha, Eranda Libohova, Jonida Maliqi, Soni Malaj, Vikena Kamenica, rikthehen në skenën e festivalit të fundvitit pas shumë vitesh.
Ndërkohë të tjerë emra të njohur si Bojken Lako, Elton Deda, Orgesa Zaimi, etj, vazhdojnë pjesëmarrjet në këtë kompeticion, për të provuar emocionet e live-t. Festivali i Këngës në RTSH zgjedh këngën përfaqësuese të Shqipërisë për në Festivalin Europian dhe duket se edhe këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë. Në një intervistë për mediat ditë më parë, këngëtarja konkurrentja Eranda Libohova ka treguar për jetën e saj personale, profesionale dhe për planet e së ardhmes. Gjatë intervistës, ajo ka zbuluar një sekret duke u shprehur se ka vendosur që të rikthehet në festivale dhe se ka shumë dëshirë të këndojë ‘live’. Eranda i mungon skenës së “Festivalit të Këngës në RTSH” prej 17 vjetësh.
“Kam një sekret të cilin po e ndaj për publikun. Unë kam dëshirë të marrë pjesë në festivalin e këngës. Më pëlqen të këndoj ‘live’ dhe e dua skenën, orkestrën dhe mendoj se do të rikthehem, jo sepse dua ‘Eurovizionin’, por sepse e dua muzikën”, është shprehur Eranda. (B.R)
Më poshtë lista e plotë e pjesëmarrësve:
- Aurel Thëllimi: Të dua ty
- Boiken Lako: Jeto jetën
- Bruno Pollogati: Nuk ka stop
- Dilan Reka: Karma
- Eliza Hoxha: Pengu
- Elona Islamaj: Në këtë botë kalimtare
- Elton Deda: Qetësisht
- Eranda Libohova: 100 pyetje
- Gjergj Leka: Besoj
- GR. Alar: Dashuria nuk mjafton
- Jonida Maliqi: Ktheju tokës
- Kelly: A më ndjenë
- Klint Çollaku: Me jetë
- Klodiana Vata: Mbrëmje e pafund
- Kujtim Prodani: Babela
- Lidia Lufi: Rrëfehem
- Lorela Sejdini: Vetmi
- Marko Strazimiri & Leyla Imbro
- Mirud: Nënë
- Orgesa Zaimi: Hije
- Soni Malaj: Do vij
- Vikena Kamenica: Natën e mirë.