Festivali folklorik për fëmijë “Brez pas brezi…” të dielën në Shkup

Shkup, 25 prill – Me rastin e ditës ndërkombëtare të vallëzimit 29 Prill, Ansambli “Ilirida” organizon Festivalin e parë folklorik për Fëmijë “Brez pas brezi”, i cili do të mbahet në Sheshin Skënderbeu në Çarshinë e vjetër të Shkupit, informon Koha.

Ora 14:00 – Defile (nga Çairçanka, Çarshia e vjetër, Sheshi Skënderbeu.
Marrin Pjesë;
1. Ansambli ”ILIRIDA”-
2. Ansambli ”Bajram Tushi”- Vlorë
3. Ansambli ”Dëshmorët e Kombit”- Obliq
4. Ansambli ”Bajram Shabani”- Kumanovë
5. Ansambli ”Kemajl Azizi”- Viti
6. Ansambli ”Shqiponja”- Saraj, Shkup
7. Ansambli ”Xheladin Zeqiri”- Tetovë
8. Ansambli ”Emin Duraku”- Shkup (mysafir Special)

Në ora 17 bëhet hapja e festivalit.