Festivali “Dita jonë” që nisi rrugëtimin në vitin 2014 me ardhjen e kryetarit shqiptar në krye të komunës z.Fatmir Dehari, solli me 28 nëntor edicionin jubilar,të pestë me radhë.Spektakli u hap me këngën”Nëntori” nga Besiana Mehmedi,ndërkaq nje recital enkas për 28 nëntor u prezantua nga Jeton Tahirukaj.Më pas përshëndetën publikun me këngët fituese të vitit të kaluar Vivian Mehmeti nga Tirana në kategorinë e të rriturve dhe Marigona Xhambazi nga Kërçova në kategorinë e juniorëve. Pas pikave përshëndetëse të festivalit,u prezantuan këngët konkuruese fillimisht në kategorinë kids 5-9 vjecare , më pas junior 9-12 vjeçare dhe rinore 13- 16 vjeçare. Juria në përbërje Zulqifli Ziba-profesor universitar,Shkelzen Pajaziti-violinist,Minella Kureta-organizator- drejtor i Qendrës Kulturore shqiptare dhe profesori universitar Sabaudin Zhuta ndanë çmimet për më të mirët.Cmimi i komunës së Kërçovës u dha nga kryetari Fatmir Dehari i cili çmoi lartë kontributin e Besiana Mehmedit dhe Shkodran Tolajt që tash e disa vite merren me pjesën organizativs e artistike të këtij spektakli gjigant. Cmimin e Komunës, kryetari Dehari ia ndau vajzës kërçovare të ardhur enkas nga mërgimi Elira Dalipi e cila mori edhe cmimin e tretë në kategorinë junior. Cmim tjetër të tretë në këtë kategori morën Ylli e Floriana Gecaj nga Peja.Këta solistë nga Peja morën edhe cmimin Ismail Qemali.Cmim tjetër i tretë shkoi për Shkodrën dhe e mori Fatjona Dizdari. Cmime te dyta morën Agnesa Arsllani nga Kërçova dhe Gloria Dulja nga Elbasani. Cmimin e Qendrës pēr Kulturë e fitoi Kejsi Bushati dhe këtë cmim e ndau drejtori Mazllam Osmani. Produksioni” Beni” ndau cmim për këngën “Famë ndërkombëtare” kënduar nga Iranda Hajdini, cmimin “Kult” e fitoi Elion Syla nga Ferizaji dhe kënga ndërkaq cmimin për tekstin më të mirë e vendosën Ibrahim Koca,Adem Xheladinu dhe Mirhrije Vrangalla, i cili i takoi këngës me titull ” Mos i vrisni ëndërrat” interpretuar nga Arnisa Malsiu nga Kacaniku. Cmim special ishte çmimi Luigj Gurakuqi që i takoi Demush Sejdiut dhe këngës”Dheu i kësaj toke”. Në kategorinë Kids e para u radhit 5cjecarja befasuese Ajshli Zykollari, e dyta Arnisa Malsiut dhe e treta Lanika Dashi nga Gjilani.
Në kategorinë rinore 13-16 vjec u shpërblyen Gresa Mustafai nga Struga me çmimin e tretë, Enis Maksutaj nga Decani me çmim të dytë dhe me cmim te parë Arnesa Kadriaj nga Gjakova. Cmimi më i madh 28 Nëntori iu nda Elton Tolajt nga Decani dhe kenges “Atdhe” qe eshte kenge fituese e këtij edicioni.Çmimin e publikut e mori kënga “Babi im” interpretuar nga Alba Zendeli nga Kërçova cila gjatë gjithë kohës është shoqëruar me brohoritje nga publiku. Festivali u mbyll me kolazh te pergatitur enkas per kete edicion nga fëmijët e Decanit dhe Aldrin Dehari.Ky mega spektakël veshur kuq e zi është vlera më e madhe që ka Kërçovë sot.
Festivali tradicionalisht mbeshtetet nga Komuna e Kërçovës,Ministria e Kulturës, Lindi kompani,Tvm2, Studio Kastrioti ndërkaq organizohet nga shoqata ër Art dhe Kulturë”Kult