Ajo është konsideruar si një nga konkurrentet më të forta të X-Factor Albania, dhe nuk është kishte sesi të ndodhte ndryshe, sepse vjen nga një familje artistësh. Vajza nga Gjakova, Festina Mejdini, ka impresionuar të gjithë me zërin dhe me profesionalizmin që po tregonte dita ditës në skenë. Ndonëse ka kaluar kohë, ajo nuk i ndahet muzikës dhe këtë e tregon në një intervistë për Infrared të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Si kalon një 24 orëshi juaji?
Aktualisht jam e angazhuar në një organizatë ndërkombëtare dhe kohen me të madhe e kaloj aty, ku jam duke pratikuar profesionin tim për cilin jam kualifikuar si Inxhiniere e Mjedisit pastaj kur kam kohë të lirë gjatë ditës krahas profesionit tim, ndjek paralelisht pasionin tim muzikën.
KOHA: Ke gjithmonë angazhime, të ftojnë nëpër koncerte?
Daljet e mia në publik janë shumë të rralla, zakonisht jam pjesë e festivale dhe koncerteve, gjatë kësaj kohe kam qenë e ftuar në koncertet e bashkëqytetarit tim maestros Shkelzen Doli.
KOHA: Çfarë ushqimesh preferon të përgatisësh kur je e lirë?
Pastat janë të preferuarat e mia.
KOHA: Me çfarë e josh më shumë të dashurin?
Stilin tim të veshjes…
KOHA: Blen dhe gjëra të lira apo gjithmonë “firmato”?
Në përgjithësi firmato.
KOHA: Ju ka ndodhur që të refuzoni ndonjë mashkull vetëm pse ai nuk është i bukur?
….e kritikoj vetveten në këtë rast, me keqardhje e them po më ka ndodhur.
KOHA: Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Sinqeriteti.
KOHA: Çfarë do të ndryshonit te vetja nëse do mundeshit?
Asgjë.
KOHA: Terapia juaj kundër stresit?
Muzika.
KOHA: Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj?
Shoqëria e ngushtë.
KOHA: Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon?
Nuk kam ndonjë personazh specifik që do cekja, por do thosha filmat e bazuar në librat e Nicholas Sparks mbeten të preferuarit e mi.
KOHA: Dhurata që ju pëlqen të bëni?
Orët.
KOHA: Talenti që do të doje të kishe?
Vallëzimin.
KOHA: Deri ku do arrinit për dashurinë?
Nuk e di…
KOHA: Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit?
Do kisha dëshirë të jetoja në vitet ’70, ato vitet e arta kur muzika dhe arti në përgjithësi kishte tjetër vlerë.
KOHA: Ju trembin vitet që ikin?
Jo.
KOHA: Frika duhet fshehur?
Jo.
KOHA: Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karriera?
Të dyja nuk janë keq!
KOHA: Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij?
“Don’t worry, be happy”.
KOHA: Do bësh ndonjë rikthim të bujshëm me ndonjë këngë ritmike apo baladë?
Rikthimi do jetë albumi im i parë, pastaj do ja lejmë publikut vlerësimin…
KOHA: Çfarë shikon në të ardhmen në muzikë?
Mendoj që muzika ka ndërruar totalisht vitet e fundit, është bërë një shabllon ku të gjithë i përkasin një stili dhe një vijë muzikore do thosha nuk ka diversitet, shpresoj që kjo të ndërrohet në të ardhmen.
KOHA: Si do e mbyllim këtë intervistë?
Duke falënderuar gjithë ata që përkrahin muzikën time dhe janë me mua gjithmonë.