Vokal i përkryer i skenës shqiptare është pikërisht edhe këngëtarja Festina Mejzini, pjesëmarrëse në shumë kompeticione e festivale të ndryshme, ndërsa krahas situatës në të cilën gjendemi ajo nuk ka nguruar të merr pjesë edhe në festivalin e fundvitit në RTVSH me një projekt mjaft të bukur. Ajo vjen në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon përgatitjet që bën
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Keni publikuar këngën më të re me të cilën konkurroni në festivalin e RTVSH, na flisni pak më shumë rreth realizimit të këtij projekti?
Po kënga titullohet ‘’Kush je ti dashuri”, ndjehem e nderuar që kam krijim të dy artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare Flamur Shehu ai që e kompozoi dhe Jorgo Papingji që ndërthuri vargjet aq bukur, të dy mjeshtër të mëdhenj të muzikës.
KOHA: Teksti është i thellë dhe jeni shprehur se ka të bëj me një ndjenjë të jashtëzakonshme. Çfarë emocioni ju jep momenti kur interpretoni atë?
E vërtetë teksti ka një ndjenjë të jashtëzakonshme, të fut në një botë tjetër dhe e ndjejë aq thellë dhe aq bukur.
KOHA: Vini për të disatën herë në këtë festivali, pse vendosët që ta sprovoni veten sërish në një kompeticion muzikor?
Unë e kam shprehur disa herë që jam adhuruese e kompeticioneve live, prandaj dhe më pëlqen të marr pjesë në kompeticione te tilla, janë eksperiencë në vete.
KOHA: Cilat janë pritshmëritë në këtë festival?
Pritshmëritë e mia janë të dal sa më mirë dhe të arrijë aty ku duhet.
KOHA: Mendoni se do ju ndjek i njëjti fat si në kompeticione tjera?
Konkretisht kam qenë në finale në disa kompeticione, por nuk është që kam triumfuar, përkrahja e publikut më ka bërë që të dukem triumfuese.
KOHA: Keni dëgjuar këngët konkurruese, keni ndonjë favorit?
Secila këngë ka stilin e vet nuk mund të them ndonjërën.
KOHA: Si do të jetë performanca juaj nëse vazhdoni në finale?
Surprizë.
KOHA: Cilat janë projektet që keni punuar deri më tani apo jeni fokusuar pikërisht tek kënga e festivalit?
Jo, në fakt kam qenë duke punuar rreth këngës time e cila është dashur të përfundohet këtë vit por për arsye të situatës që u gjendëm është shtyrë për vitin tjetër, gjithashtu dhe albumi im i parë shpresoj që shumë shpejtë të jetë pranë publikut.