Nuk ishte një paraqitje shumë të mirë edhe pse Milan luajti me nëntë lojtarë, mirëpo Mario Pasalic arriti që të shënojë golin e fitores pas superasistit të Gerard Deoulofeu. Në fakt mbrëmja e kaluar kishte festë të dyfishtë për Pasalic, i cili pas fitores në “Dall’Ara”, gjatë kthimit në tren në shtëpi festoi ditëlindjen e tij se bashkë me gjithë shokët e skuadrës.
Pasalic mbrëm festoi ditëlindjen e 22-të, kurse goli dhe tre pikët ndaj Bolognas ishin një “dhuratë” që do ta mbajë në mend gjatë gjithë jetës së tij.