Në festën e Garangaut të mbajtur në ditën e 15-të muajit Ramazan, i cili është i zakonshëm në vendet e Gjirit, fëmijët në Katar veshin rroba tradicionale dhe këndojnë në rrugë.
Dhurata dhe karamele u shpërndanë fëmijëve gjatë festës tradicionale të Katarit e njohur si “Garangau”.
Fëmijët që arritën në mesin e muajit të Ramazanit morrën dhurata, çokollata, karamele ose ëmbëlsira për agjërimin e tyre.
Në festimin e kësaj dite e cila quhet edhe ‘Dita e Fëmijëve’, gjithashtu morën pjesë edhe disa institucione dhe organizata të njohura, private dhe shtetërore.
Përveç Katarit, vendet e tjera të Gjirit gjithashtu festojnë Garangau. /30Ditët/