Pas fitores së Liverpool kundër Romës me rezultat të përgjithshëm 7-6 në gjysmëfinale të Champions League, ku skuadra e “Reds” avancuan në finale pas 13 viteve, ku do të takohen me Real Madrid. Futbollistët e Liverpool e përjetuan me shumë gëzim dhe entuziazëm këtë kalim në finale dhe pas ndeshjes në zhveshtoren e skuadrës nga “Anfield” kishte shumë buzëqeshje dhe pozitivitet. Madje disa prej lojtarëve të Liverpool postuan edhe një video, ku dallohej Dejan Lovren, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, teksa vallëzonin duke e festuar këtë sukses, edhe pse i kanë edhe 90 minuta deri te festa e madhe.