Festa e Kurban Bajramit, qindra besimtarë falin namazin në sheshin “Skëndërbej”

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin si dhe lutje për më shumë begati, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e Kurban Bajramit, në sheshin ‘Skëndërbej’.

Edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj, iu drejtua mbarë shqiptarëve me një urim ku tha se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së Kurbanit, me nevojtarët.

Xhamia e Madhe e Tiranës ende nuk ka përfunduar, e cila do të ketë një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, ndërsa në të mund të falen njëkohësisht mbi 5000 besimtarë.