Festa për fitoren 3-1 kundër Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk ka munguar mbrëmë në dhomën e zhveshjeve të “Dardanëve”. Pas takimit, ata i kanë vizituar numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ata uruan djelmoshat e Kosovës për paraqitjen mbresëlënëse kundër Maltës, që regjistruan fitoren e dytë në Ligën e Kombeve.