Të shtunën që lamë pas Borussia Dortmundit shënoi fitore të madhe me rezultatin 3-2 kundër Bayern Munichut në kuadër të javës së 11-të në Bundesligës. Ishte një ndeshje e zjarrtë në “Signal Iduna Park” me shumë raste e gola, gjithsej pesë gola të shënuar, shkruan Gazeta Express. Me këtë fitore Borussia Dortmund ka siguruar më shumë pozitën e parë, dhe ka një diferencë prej shtatë pikëve me Bayernin, e cila pozicionohet në vendin e pestë.
Një video e shpërndarë në YouTube shfaq festën e çmendur të tifozëve të Dortmundit. Tifozët e Borussia Dortmundit njihen për organizimet dhe atmosferën e bukur që krijojnë në stadiumin e tyre.