Me udhëzimin e mbretit Selman, pushimi për Bajramin e Ramazanit në Arabinë Saudite rritet në 23 ditë, transmeton Anadolu Agency. Agjencia zyrtare e lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, njofton se pushimi për Bajramin e Ramazanit, i cili filloi më 16 qershor, me udhëzimin e mbretit Selman bin Abdulaziz do të përfundojë më 9 korrik. Dita e punës pas pushimit 23 ditor të Bajramit për shërbyesit civilë dhe personelin i cili vepron në institucionet ushtarake do të fillojë më 9 korrik, ditën e diel. Ministria e Punës së pari kishte shpallur se pushimi për festën e Bajramit do të jetë 11 ditë, kurse më parë ishte shtyrë për pesë ditë dhe ishte zgjatur në 16 ditë. Qytetarët e Arabisë Saudite, kanë pushime të gjata në Bajramin e Ramazanit dhe të Kurbanit, kurse përveç këtyre dy festave ata pushojnë vetëm në ditën kombëtare të tyre më 23 shtator.