Hendbollisti i Angolas, Edvaldo Ferreira do të mbahet mend gjatë për njërën ndër penalltitë më unike në këtë sport. Kombëtarja e Angolas u eliminua në raundin preliminar të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Gjermani dhe Danimarkë, transmeton Periskopi, përcjell gazeta KOHA.
Pavarësisht eliminimit, Angola, veçanërisht Ferreira do të mbahen mend gjatë për ekzekutimin e 7 metërshit në mënyrë unike. Ajo ngjason me golin e Roberto Carlos ndaj Francës, me topin që ishte duke shkuar jashtë portës, por mori kthesë dhe mposhti portierin Barthez.
Ndërsa kjo është penalltia e ekzekutuar nga hendbollisti.