Ferrarit i vjen në majë të hundës nga Justin Bieber

Ferrarit i ka ardhur në majë të hundës nga Justin Bieber. Marka e famshme italiane e makinave ka vendosur që të mos e lejojë më këngëtarin të ngasë asnjë nga mjetet e tyre. Arsyeja është sjellja e tij jashtë normave. Marka italiane u kërkon blerësve të saj që të respektojnë disa parime. Për shembull, të kujdesesh për makinën dhe të kesh sjelljen e duhur në timon. Ferrari nuk e ka parë me sy të mirë që Bieber parkoi makinën e tij diku, e la atje për dy javë dhe më pas e harroi se ku ishte.

Në fakt, ishte një anëtar i stafit të tij që arriti të gjente vendndodhjen e makinës. Një tjetër sjellje që nuk i pëlqeu markës italiane ishte kur Bieber tregoi se nuk dëshironte të respektonte një nga dëshirat e Ferrarit: që pronarët të modifikojnë pamjen e makinave të tyre sipas dëshirës. Bieber jo vetëm që ndryshoi ngjyrën e makinës së tij, por më vonë edhe e nxori në ankand. Pas këtij veprimi të fundit, Ferrari vendosi veton ndaj Justin Bieber nga çdo blerje e ardhshme.