Nëse themeluesi i Ferrarit, Enzo Ferrari dhe ai i Disney, Walt Disney do të bashkonin forcat për të krijuar një park magjik lojërash, do të dukej kështu. Kompania e veturave sportive Ferrari, ka bërë të ditur se më 7 prill do të bëjë hapjen e një parku atraktiv lojërash në Barcelonë të Spanjës. I tërë vendi do të jetë i ngjyrosur me ngjyra që personifikojnë Ferrarin, e kuqja, e zeza dhe e verdha. Natyrisht, Ferrari ka bërë çdo gjë për ta bërë eksperiencën sa më të afërt me përvojën e vozitjes me këtë veturë. I tërë ‘fshati’ i lojërave do të pajiset me modelet legjendare të veturave si Berlinetta, California, Speciale, Italia e Spider, bashkë me një sektor ku vizitorët do të mund të provojnë bolidët e Formula 1.
Ferrari ndërton park lojërash në stilin e Disney (FOTO)
Leave a comment