Pas largimit nga kompania “On Records”, në të cilën ishte që nga fillet e karrierës së tij, Fero ka nisur një kapitull të ri, shkruan lajmi.net.
Reperi është zhvendosur për të jetuar në Gjermani, ndërsa atje ka nisur punën për projekte të reja edhe me emra të huaj.
Përmes një videoje që e publikoi në Instagram, ai bëri të ditur se në albumin e ri do të ketë edhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur Fero, i cili këngën e re do ta publikojë më 25 tetor.