“Fero” ka një mesazh për ata që nuk i’a respektojnë këtë dëshirë

Ish-reperi nga Gjilani, “Fero”, i cili tashmë njihet me emrin e ri Khattab, ka një porosi për të gjithë ata që ende i dëgjojnë këngët e tij.

Ai ka thënë se nuk i’a ‘bën hallall’ kujtdo që nuk e respekton këtë dëshirë të tijën.

“Miq të dashur, po e shoh se disa persona kanë postuar disa këngë të cilat unë i kam kënduar në të kaluarën. Unë vetëm një gjë dua t’iu them, se ai i cili poston këngë të së kaluarës time, nuk i’a bëj hallall dhe do t’i kërkoj llogari tek Allahu sepse unë jam larguar nga muzika për hirë të Allahut dhe më hyni në hak. Ju lus që ta respektoni bindjen time. Me respekt, Khattabi (Fero)”, ka shkruar ai në Instagramin e tij privat./ koha.mk

Advertisements