Fernandes i ofrohet Real Madridit

Mesfushori portugez i Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandes i është ofruar Real Madridit, raporton gazeta “AS” të enjten.

Sportingu është duke shikuar të shes Fernandesin 24-vjeçar, derisa vlera e tij të jetë ende e lartë, transmeton “Koha Ditore”. Krerët e klubit portugez i kanë ofruar Fernandesin skuadrës mdrilene për 70 milionë euro.

Fernandes është kërkuar këtë verë nga Manchester Unitedi e Tottenhami. Mirëpo, dështoi transferimi i tij në Premier League.

Ylli i Sportingut stinorin e kaluar impresionoi duke shënuar 32 gola dhe asistuar 18 sosh në 53 ndeshje në të gjitha garat. Ai ishte golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e Portugalisë me 20 gola, tri më pas se Haris Seferoviqi i Benficas.