Një fermer ka shpëtuar jetën e katër këlyshëve të një dhelpre që u shtyp nga një makinë. Fermeri i bëri lindje cezariane nënës së ngordhur që mbante në bark katër këlyshët. Chris Rolfe zbuloi trupin e dhelprës ndërsa po i jepte makinë afër Cowfold në West Sussex.
Pasi ndaloi makinën kuptoi se kafsha kishte ngordhur por në stomakun e saj lëviznin ende këlyshët e palindur. 24-vjeçari nxitoi në makinën e tij, mori një thikë dhe i bëri lindje cezariane dhelprës duke nxjerrë këlyshët. Fermeri nxitoi në shtëpinë tij në Haywards Heath së bashku me këlyshët.
Tani të vegjlit janë shtatë javësh dhe janë nën kujdesin e Rolfe dhe familjes së tij. Të vegjlit janë quajtur Ginger, Biscuit, Big Tip dhe Little Tip. “Jam shumë i kënaqur që të gjithë janë të shëndetshëm”, tha Rolfe.