Një fermer në Poloni në fushën e misrit ka krijuar labirint që tërheq turistë të shumtë në baza ditore dhe u jep gëzim të veçantë vizitorëve të rinj. Një nga labirintet më të mëdhenj në Poloni gjendet në fushën e misrit jo shumë larg qytetit Kobierzyce, ndërsa reporteri i Anadolu Agency e xhiroi me dron. Bëhet fjalë për fushën me sipërfaqe prej një hektar e gjysmë në të cilën fermeri mbolli 100.000 fidanë misri dhe bëri një labirint rrethor me 13 shtresa. Vizitorët deri në korrje në fund të tetorit mund të kënaqen në gjetjen e rrugës së daljes nga fusha e misrit.