Shkup, 4 mars – Kulturat vjeshtore si rrallë herë këtë vit janë në gjendje të mirë. Temperaturat e ulëta nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha tek kulturat bujqësore të mbuluara me borë, por dëmi është i dukshëm në ato sipërfaqe të cilat nuk ishin të mbuluara me borë, shkruan gazeta KOHA. Sipas përfaqësuesve të agrobiznesit, më të prekura nga temperaturat jashtëzakonisht të ulëta që përfshinë Maqedoninë janë pemishtet dhe vreshtat, ku dëmet janë vlerësuar nga 30 deri në 70 për qind. “Temperaturat e ulëta të dimrit, të cilët arritën deri në minus 20 gradë, përmbytjet e vitit të kaluar dhe temperaturat aktuale pranverore që janë tipike për muajin maj dhe jo për muajin mars, sugjerojnë një ndikim në rritje të ndryshimit të klimës. Prandaj, është e nevojshme që fermerët të jenë të kujdesshëm së çfarë do të zgjedhin për mbjelljen e ardhshme”, thotë kryetari i Odës së agrobiznesit, Ognen Orovçanec. Ai theksoi se duhet të jepen udhëzime për përdorimin e llojeve te caktuara dhe hibridet, që janë rezistente ndaj thatësirës dhe sëmundjeve të reja. Ai përsëriti nevojën e aplikimit të teknologjive të reja në bujqësi, duke përfshirë ujitjen e zonave të vogla me përdorimin racional të ujit dhe zvogëlimin e humbjeve, sistemet për lundrimin e mekanizmit në distancë, si dhe dronët dhe fluturime tjera pa pilot për mbeturina, spërkatje ose sipërfaqet e ndotura. Vitin e kaluar kulturat vjeshtore ishin 131,641 hektarë, të cilat 29.524 mbjellje të ndërmarrjeve bujqësore dhe 102,117 ferma individuale. Drithërat zënë 125,208 hektarë ose rreth 95 për qind të tokës së lëvruar me pjesën më të madhe te grurit, 74,164, dhe elbi zë hapësirë prej 48,033 hektarë.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.