Fermerë francezë sulmuan sot një zyrë qeveritare në Paris në shenjë indinjate ndaj presidentit Emmanuel Macron i cili po përpiqet të kalojë një marrëveshje tregtare me Kanadanë.
Ngjarja vjen vetëm dy ditë pasi protestues të Jelekëve të Verdhë i vunë zjarrin një zyre të partisë së tij En Marche.
Incidenti i sotëm ndodhi në Noyon, në veri të Parisit, në aktin më të fundit të dhunës në një shtet të BE.
Protestat anti-qeveritare kanë rinisur këtë muaj pas aprovimit nga Macron të marrëveshjes tregtare BE-Kanada për të cilën kritikët thonë se shkel rregullat sociale dhe ekologjike duke importuar produkte në kushte që nuk lejohen në Evropë.
Qeveria franceze thotë se marrëveshja është e dobishme për vendin. Një fermer që mori pjesë në protestë tha: “Akordi CETA është kundër asaj që do popullata e përgjithshme.”