Në hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë u mbajt punëtori informative për konsolidim të tokës, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) “Vendosje të programit nacional për konsolidim të tokës – MAINLAND”.
Projekti në fjalë zbatohet nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomië së Ujërave. Me anë të këtij projekti synohet të ndihmohen bujqit e vegjël dhe bashkësitë rurale lokale që t’i adresojnë problemet strukturore me fragmentimin e tokës bujqësore dhe sipërfaqes së vogël të fermave. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, tha se ky projekt ka për qëllim zgjidhjen e një ndër problemeve strukturore më të mëdha për zhvillimin e bujqësisë së vendit.
“Kjo do t’u ndihmojë fermave të vogla dhe bashkësive rurale të rrisin prodhimtarinë, konkurrencën dhe edikasitetin e fermave, gjë e cila do të kontribuojë në rritjen e potencialit të sektorit të bujqësisë dhe në përmirëismin e standardit të jetesës në bashkësitë rurale”, deklaroi Nikollovski. Nga ana tjetër, ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, tha se ky projekt riafirmon rëndësinë që jep BE-ja në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe bashkësive rurale.
“Përvoja e vendeve anëtare të Bashkimi Evropian ka dëshmuar se është e mundur bashkimi i konsolidimit të tokave dhe ruajtjes së mjedisit. I bëj thirrje ministrisë dhe Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi që t’i përfshijnë të gjitha veprimet e mundshme në projekt për të ruajtur mjedisin e bukur rural për të përfituar gjeneratat e ardhshme”, deklaroi Zhbogar. Projekti MAINLAND, zbatimi i së cilës ka filluar para dy muajve, kap vlerën prej 2.5 milionë euro dhe pritet të zbatohet në periudhë prej rreth 3 vite e gjysëm.