Ali Nasri Shamas është një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në Liban. BBC e takoi në Bekaa Valley, qendra e kultivimit të hashashit. Ferma është ilegale. Janë 150 hektarë tokë e mbjellē me kanabis dhe mbrohen nga 50 njerëz të armatosur. Armët gjenden lehtësisht për shkak të luftës në Sirinë fqinje. “Meqë se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës na ofrojnë terrorizëm, ne u shesim drogë. Ne nuk kemi mbjellë asnjëherë kaq shumë. Gjatë krizës siriane çdo njeri ishte i inkurajuar për të mbjellë drogë dhe për shkak të kësaj biznesi po lulëzon”,thotë Ali Shamas. Ai e nisi këtë biznes 6 vjet më parë. Kur pyetet nëse do të duhej të ishte në burg, pasi ka një fermë gjigante hashashi dhe ka kryer vrasje, përgjigjet: “Jo, nuk mendoj se e meritoj të shkoj në burg. Nëse Qeveria do të na jepte ndonjë alternativë tjetër, atëherë nuk do të mbillnim hashash”.