Shkup, 19 dhjetor – Dardan Miftari është transferuar te skuadra kosovare Ferizaj. Lajmin e bën të ditur faqja zyrtare e klubit, transmeton KOHA. . “Skuadra jonë ka arritur të transferojë portierin Dardan Miftari i cili ishte pjesë e Prishtinës, Shkëndijës dhe disa skuadrave të Maqedonisë, së fundi në Ligën e tretë në Zvicër. Me këtë transferim porta tani është edhe më e sigurt. Ky nuk do të jetë transferimi i fundit për klubin tonë”, thuhet mes të tjera nga faqja e KF Ferizajt. Së fundmi portieri 33 vjeçar ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës zvicerane FC Dardania Lausanne, ndërsa gjatë karrierës së tij ai ka mbrojtur edhe për skuadrat si Shkupi, Shkëndija, Bashkimi, Prishtina etj. Ndryshe, para disa ditëve KF Ferizaj ka emëruar për drejtor sportiv Genc Hysenin, ish-futbollistin e Renovës, Milanos nga Kuanova, Teteksi, Bregallnica, Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P. Ndërkohë, Ferizaji gjendet në pozitën e nëntë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare me 14 pikë. (koha.mk)