Feriz Berisha është i pa ndalshëm. Këngëtari që së fundi është kthyer në një nga më produktivët, ka sjell hitin me titull “Shqiptarja omel”.
Kjo këngë vjen e vizualizuar me videoklip dhe mjaftë shpejtë është bërë e dëgjuar dhe pëlqyer nga adhuruesit e këngëtarit dhe jo vetëm.
Tekstin e këngës “Shqiptarja omel” e ka shkruar vetë këngëtari, muzika është realizuar nga Daim Lala, ndërkaq videoklipi është punuar nga Ymerli Krasniqi.
Këngëtari thotë se është i kënqur me ecurinë e këtij projekti dhe se së shpejti do të vijnë edhe këngë të tjera të prezantuara me videoklipe.
Feriz Berisha është gati për tregun e dasmave, për të krijuar atmosferë gjallëruese e të jashtëzakonshme, por në këtë kohë pandemie dasmat me muzikë e argëtim pa fund, duken një ëndërr e largët.